Mbi 22 mijë persona, personel shëndetësor dhe të moshuar janë vaksinuar deri më tani në Kosovë kundër Covid-19, nga 24 mijë doza të vaksinave që ka siguruar Kosova.
Ndërsa, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë të premten deri në mesditë janë vaksinuar vetëm 25 persona.
“Mbi 22 mijë vaksina të aplikuar është numri total dhe po presim deri në fund te ditës se sa po shkon numri”, tha menaxheri i kësaj qendre, Niman Bardhi.
I pyetur për ndonjë problematikë shëndetësore dhe dozat e dyta, Bardhi tha që akoma për dozat e dyta nuk mund të themi, por që probleme nuk kemi pasur.
“Për dozat e dyta është akoma herët, sepse jemi në ofrimin e dozës së parë, dhe reagime e shqetësime nga të moshuarit që kanë marrë vaksinën nuk ka pasur”,theksoi tutje ai.
“Jemi duke vazhduar me vaksinimin e grupmoshës 75 vjeç e mbi dhe të moshuarit me sëmundje tjera kronike.
Ai tha që janë te gatshëm për të vaksinuar popullatën, edhe nëse vije ndonjë kontingjent tjetër i vaksinave.