Mbi 33 mijë qytetarë do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale

Mbi 33 mijë qytetarë do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 12 tetor. Në këto zgjedhje janë 33 mijë 540 votues që do të votojnë për herë të parë.

Për zgjedhjet e 12 tetorit do të jenë 945 qendra votimi në gjithë Kosovën.

Prej këtyre, 945 do të jenë qendra votimi të rregullta dhe 38 qendra votimi me kusht.

KQZ thotë se lista preliminare e votuesve përmban 2 milionë e 67 mijë e 998 votues. Krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, janë 7 mijë e 870 votues më pak në krahasim me Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

“Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet Lokale më 12 tetor 2025 është: 33,540 votues, prej të cilëve: 26,654 votues konsiderohen të rinj që pas Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës 2025, kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet Lokale 2025; dhe 6,886 votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ’së.

Ndërkohë nga lista preliminare, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, janë larguar 41 mijë 410 votues.

Related Articles