Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar raportin vjetor të punës për vitin 2021 në Repartin e Dializës në Klinikën e Nefrologjisë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
ShSKUK ka njoftuar se “mbi 36 mijë seanca të hemodializës u mbajtën në Repartin e Dializës në Klinikën e Nefrologjisë përgjatë vitit 2021”, thuhet në raportin vjetor të punës.
Tutje ata kanë njoftuar edhe për shërbimet tjera që janë kryer në këtë klinikë.
“Pos tyre, kjo klinikë ka ofruar, njashtu, 301 shërbime të transfuzionit dhe mijëra shërbime diagonistike, mes tyre 1 mijë e 28 Eho të Abdomenit dhe 1 mijë e 190 EKG”.
Gjatë periudhës janar-dhjetor 2021, në Klinikën e Nefrologjisë u realizuan edhe 2 mijë e 418 mijë vizita ambulantore./Gazeta Enigma/