Policia po vazhdon shqiptimin e gjobave për qytetarët që nuk po e respektojnë ligjin antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 4 mijë e 237 gjoba të tillë.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1 mijë e 376 gjoba trafiku.
25 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit dhe 16 janë dërguar në mbajtje.