Mbi 670 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale, 44 prej tyre në kujdes intensiv

Mbi 670 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale, 44 prej tyre në kujdes intensiv

675 pacientë po trajtohen në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, prej tyre, 540 me oksigjeno-terapi dhe 44 në kujdes intensiv, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një njoftimi, ShSKUK-ja ka bërë të fitur edhe për numrin e pacientëve të shtrirë nëpër klinikat dhe spitalet regjionale.

Postimi i plotë:

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 87 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 51 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 37 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 58 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 22 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacienë

Spitali i Prizrenit, 78 pacientë

Spitali i Gjakovës, 59 pacientë

Spitali i Pejës, 122 pacientë

Spitali i Gjilanit, 55 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë

Spitali i Ferizajt, 49 pacientë

Related Articles