Çfarë ndodh kur infektohemi edhe pas vaksinimit. Pse vaksina nuk krijon antitrupa çdo herë?

Çfarë ndodh kur infektohemi edhe pas vaksinimit. Pse vaksina nuk krijon antitrupa çdo herë?

Pavarësisht vaksinimit me dy doza, ekspertët shëndetësorë tashmë kanë paralajmruar se asnjëra vaksinë nuk krijon imunizim të plotë nga COVID -19, porse siç thonë personat e vaksinuar janë më pak të rrezikuar nga infektimi, shkruan Gazeta “Enigma”

Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, marrje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje.

Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë, respiratorë akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

Infektologu, Hamdi Ramadani

Infektologu, Hamdi Ramadani në një përgjigje me shkrim për Gazetën ‘Enigma’, ka thënë se mikroorganizmat e shumtë çdo ditë përpiqen të na sulmojnë dhe shpesh të na mposhtin.

“Ne kemi mukozën tonë, mukozën, glikoproteinat, ato imitojnë receptorët e organizmit tonë dhe duke i mashtruar lidhen me virusin dhe më pas ne i dëbojmë”, ka thënë ai.

Ramdani tutje ka thënë se ka disa mënyra me të cilat ne luftojmë kundër virusit.

“Fillimisht, limfocitet B që vijnë nga palca e eshtrave mund të sulmojnë drejtpërdrejt virusin dhe të fillojnë të prodhojnë antitrupa. Kur virusi hyn në një qelizë, ne kemi një mekanizëm tjetër që vepron nëpërmjet makrofagëve ose qelizave dendritike që e gëlltisin, e copëtojnë dhe ua dorëzojnë atë limfociteve T. Ato luajnë një rol të madh, sekretojnë shumë molekula bioaktive që stimulojnë të gjithë sistemin imunitar. Qelizat citotoksike nuk kanë nevojë për shumë ndihmë, ato menjëherë e sulmojnë virusin dhe e shkatërrojnë atë”, ka dekluar ai.

Çfarë ndodh kur një person ka kryer virusin dhe është vaksinuar, por bie përsëri në kontakt me virusin?

“Mes shumë shpjegimeve të tjera të mundshme, është se në përgjithësi, ky coronavirus imunizon popullatën, por përgjigjja imune tek individët nuk është shumë e fortë. Kur përgjigjja imune ngadalësohet, virusi, i cili mbetet në ndonjë rezervuar në trup, arrin të kthehet”, ka thënë Ramadani.

Sipas Ramadanit imuniteti luan një rol shumë të rëndësishëm në përballjen me virusin.

“Kur dikush bëhet zero pozitiv (pozitiv, pastaj më vonë negativ), supozimi është se ai ka fituar imunitet, kështu që virusi nuk duhet të rishfaqet tek ai. Por disa agjentë infektues ende mund të ekzistojnë në indet e trupit që nuk mbrohen nga sistemi mbrojtës i trupit, siç janë disa organe të tjera”, deklaroi ai.

Ndër të tjera Ramadani, ka thënë se “Personat që janë shëruar nga koronavirusi kanë imunitet qelizor dhe janë të mbrojtur.  Sipas disa studimeve, dhe ne e dimë këtë për SARS-CoV-2 nga viti 2003, por edhe për vite me radhë. Kjo do të çojë në një ndryshim në paradigmën e formimit të qëndrimeve të atyre që janë përgjegjës për mënyrën e trajtimit të njerëzve që janë shëruar nga coronavirusi dhe që janë vaksinuar.”

Imuniteti i fortë qelizor ekziston edhe tek ata që janë shëruar nga koronavirusi, e edhe tek ata që janë vaksinuar.

“Imuniteti është një gjë shumë individuale, varet nga forca e gjithë organizmit, mosha, mënyra e jetesës, sëmundjet e mundshme, ilaçet që merr dikush, dieta dhe shumë faktorë të tjerë”, theksoi Ramadani.

Sipas Infektologut “Mungesa e antitrupave pas vaksinimit nuk do të thotë domosdo që personi që ka marrë vaksinën nuk është i mbrojtur nga infeksioni. Në të njëjtën kohë, prania e antitrupave nuk do të thotë se mund të thuhet me siguri se një person i vaksinuar nuk mund të infektohet”.

“Ka njerëz që përgjigjen më herët, por edhe deri në disa javë më vonë në lidhje me momentin e përmendur. Antitrupat janë vetëm një komponent i imunitetit, mungesa e tyre nuk do të thotë domosdo mungesë e një përgjigje imune. Vaksina pritet të shkaktojë një përgjigje humorale (antitrupa) dhe një përgjigje qelizore në shumicën e individëve të vaksinuar”, ka thënë ai.

Ramadani ka theksuar se edhe pas vaksinës në një të ardhme të afërt pritet që të dalin edhe ilaqe tjera për shpëtimin e njerëzve nga kjo pandemi.

“Unë jam plotësisht i bindur se shkenca do ta shpëtojë botën nga kjo krizë, siç ka qenë edhe shumë herë më parë. Kjo krizë është një moment i mirë për të reflektuar mbi përparësitë shoqërore, investimet financiare dhe vendin që shkenca dhe arsimi zënë në shoqëri”, ka përfunduar Ramadani.

Infektologu, Xhevat Demiri

Ndërsa, infektologu, Xhevat Demiri në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se vaksina nuk mbron 100%.

“Me këtë po aludohet që në që në të ardhmen të vazhdohet edhe me vaksinat tjera si p.sh., të tretën dhe të katërtën”, ka theksuar Demiri.

Njëherit, ai ka thënë se shumë shpejt për këtë qështje edhe OBSH-ja do të dal me mendime dhe rekomandime shkencore.

Grupi i gjakut 0 është një nga grupet më të prekura me COVID-19, por arsyen pse ndodh kjo na tregon infektologu Demiri.

“Mesa di unë nuk kemi ndonjë statistikë të saktë, por meqë grupi O- është më prezent në popull mund të themi se ky grup preket më shumë, edhe pse nuk është bërë ndonjë statistikë”, ka përfunduar Demiri.

Aktualisht në Kosovë janë 13 mijë e 473 raste aktive me COVID.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) Komuna e Prishtinës prinë me numrin më të lartë të rasteve aktive me koronavirus.

Ndërsa, shkak i rritjes së numrit të vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19, institucionet shtetërore dhe shëndetësore vendosen masa për të parandaluar përhapjen e infeksionit nga ky virus.

Related Articles