Në Kosovë aktualisht janë 2380 raste aktive me COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Kjo bëhet e ditur nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)
Javëve të fundit është shënuar rënie si në numër të viktimave nga COVID-19 ashtu edhe të rasteve të reja me virus.
Që nga 13 marsi i vitit të kaluar, kur u paraqitën edhe rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë regjistruar në total 107.405 raste pozitive. Prej tyre 2.243 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 102.782 qytetarë, ndërsa janë 2.380 raste aktive.