Mbillen mbi 120 drunj në Parkun Memorial në Velani me ndihmën e NLB-së

Mbillen mbi 120 drunj në Parkun Memorial në Velani me ndihmën e NLB-së

Gjatë ditës së enjten në Parkun Memorial në Velani të komunës së Prishtinës janë mbjellë 123 drunj, donacion i NLB Bankës.

Kryetari i Bordit udhëheqës të Bankës NLB, Albert Lumezi tha se përmes këtij donacioni kanë synim kryesor përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve. Poashtu Lumezi ka thënë se NLB-ja synon digjitalizimin e shërbimeve në mënyrë që të harxhohet më pak letër dhe kështu të kursehet e prerja e drunjve.

“Pikërisht sot në këtë ditë kur shihet që vapa afrikane ka arritur edhe në Kosovë e shohim sa e qëlluar është iniciativa e Komunës së Prishtinës për gjelbërimin e këtij vendi në mënyrë që me e përballu këtë vapë shumë më lehtë”.

“Ne ju kemi bashkëngjite kësaj iniciative me qëllim me i arritur dy synime kryesore, synimi i parë është që të kontribuojmë në përmirësimin e kualitetit të jetës të gjithë qytetarëve tanë me gjelbërimin e këtij parku. Synimi i dytë është digjitalizimi i shërbimeve bankare. Me digjitalizim klientët e bankës e kursejnë kohën dhe mjetet financiare dhe gjithashtu kontribuojnë në mbrojtjen e ambientit. Çdo transaksion që kryhet hargjohen mesatarisht nga tri letra. Pra do përdoret më pak letër dhe do të prehen më pak drunj”.

Ndërsa zyrtari nga Drejtoria e Parqeve në Komunën e Prishtinës, Kastriot Muqolli është shprehur falënderues që kjo bankë i është bashkuar fushatës së komunës që çdo vit synon mbjelljen e 12 mijë drunjve të ri në kryeqytet. Sipas Muqollit ky lokacion po bëhet parku i ri i qytetit me rreth katër donacione të investuara deri më tani.

“Sot jemi këtu me mikun më të ri të Prishtinës që është Banka NLB të cilët kanë kontribuar me 123 drunj duke ia shtuar gjelbërimin qytetit. Falënderojmë bankën për fushatën gati një vjeçare për të mbjellë sa më shumë pemë në kryeqytet”.

“Përveç kontratës të cilën e kemi që të mbjellim afër 12 mijë drunj në vit ne kemi edhe një bashkëpunim shumë të mirë me donatorë të ndryshëm”.

“Pas përfundimit të donacionit Komuna përmes ndërmarrjes ‘Hortikultura’ vazhdon me mirëmbajte parkun dhe fidanët e rinj. I bëjë thirrje donatorëve të tjerë me ndjekë shembullin e këtij investimi. Ne kemi vendos që ky park të jetë lokacion për donatorë të ndryshëm”.

“Ky është donacioni i katërt që e sjellim më Parkun Memorial. Është një park që po zhvillohet dhe ka me qenë një park i mirë për fëmijë, nëna e pleq, që në një mënyrë ka me qenë parku i ri i qytetit”, është shprehur ai.

Related Articles