Mblidhet Komiteti anti-COVID

Mblidhet Komiteti anti-COVID

Është mbledhur të shtunën Komiteti anti-COVID në Kosovë.

Mbledhja ka pasur të bëjë për organizim të parandalimit të variantit të ri të COVID-19 që ka nisur të përhapet së fundmi në botë.

Nuk pritet që të ketë masa shtesë parandaluese, megjithatë pritet që javën e ardhshme të ketë mbledhje të ekipit të ekspertëve.

Shtetet rreth botës kanë nisur të vendosin masa të udhëtimeve ndaj shteteve afrikane me qëllim që të parandalojnë përhapjen e variantit të ri të COVID-19, të quajtur Omicron. Të dhënat e para tregojnë se ky variant ka potencial që të riinfektojë njerëzit, ka bërë të ditur OBSH-ja të shtunën. Varianti i ri Omicron është raportuar së pari nga Afrika e Jugut më 24 nëntor./Gazeta “Enigma”/

Related Articles