Mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohet për zjarrin në IML dhe zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohet për zjarrin në IML dhe zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, duke filluar nga ora 13:00, ku do të trantohen një mori pikash.

Në mesin e votimeve për seancën plenare të rradhës është edhe votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti.

Aty do të bëhen edhe disa shqyrtime dhe votime të tjera, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga Kryesia e Kuvendit.

“Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022”.

“Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022”.

“Shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës ‘Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012 – 2021’”.

“Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze”.

“Zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile”.

Related Articles