Mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutojnë për caktimin e seancës së radhës

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutojnë për caktimin e seancës së radhës

Kryesia e Kuvendit është mbledhur për të diskutuar për seancën e ardhshme për shqyrtimin e buxhetit dhe për zgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Rendi i ditës:

1.Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Përgatitjet për Seancë plenare:

1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.Pyetjet parlamentare,

3.Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),

6.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021,

7.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,

8.Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,

9.Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

10. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

11. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

12. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar.

Related Articles