“Mbreti i drogës” – Dritan Rexhepi pritet të ekstradohet sot në Shqipëri

“Mbreti i drogës” – Dritan Rexhepi pritet të ekstradohet sot në Shqipëri

I njohur si “Mbreti i drogës”, Dritan Rexhepi u arrestua në Stamboll të Turqisë në nëntor të vitit 2023, transmeton Gazeta Enigma.

Rexhepi, që cilësohet si udhëheqës i kartelit të drogës me emrin “Bello”, kërkohej nga Italia, Belgjika, Spanja dhe Shqipëria nën akuzat për trafik droge nga Amerika e Jugut në Evropë.

Në Shqipëri, Dritan Rexhepi gjithashtu po gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posaçme si porositës i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, në 17 janar të vitit 2020.

Rexhepi u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë.

Ai u arratis nga burgjet në Shqipëri, Itali dhe Belgjikë. Në Ekuador vuajti gati 10 vjet burg kur u arrestua në vitin 2014, prej ku edhe ndërtoi perandorinë e trafikut të drogës. / Gazeta Enigma.

Related Articles