Benjamin Kololli është rikthyer sërish në futbollin zviceran.
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës është prezantuar sot te Baseli.
Kololli ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, me opsion për të vazhduar edhe për një sezon më shumë.
🔴🔵 Sali Benji
✍️ Von Japan nach Basel: Benjamin Kololli wechselt ablösefrei vom Shimizu S-Pulse ans Rheinknie. Er unterschreibt beim FCB einen Vertrag bis Sommer 2025 mit Option auf eine weitere Saison.
Der FCB heisst dich herzlich willkommen in Basel und wünscht dir ein… pic.twitter.com/8Htf4LzYXB— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) December 26, 2023
31-vjeçari për dy vjet e gjysmë ishte pjesë e ekipit japonez, Shimizu S-Pulse.
Benjamin Kololli karrierën e ka ndërtuar te skuadrat e njohura zvicerane; Sion, Young Boys, Lausanne e Zurich.