Mbrojtja e fëmijëve viktima të luftës, Osmani: Kosova mikpret mbi 1000 pjesëmarrës nga e gjithë bota

Mbrojtja e fëmijëve viktima të luftës, Osmani: Kosova mikpret mbi 1000 pjesëmarrës nga e gjithë bota

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Kosova mikpret mbi 1000 pjesëmarrës nga e gjithë bota për mbrojtjen e fëmijëve viktima të luftës, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Osmani përmes një postimi në profiline saj zyrtar në Facebook ka njoftuar se Kosoav do të shndërrohet në ventakim për mbi 45 shtete për çështjen jetike të mbrojtjes së fëmijëve të prekur nga luftërat.

“Edhe këtë vit, Kosova shndërrohet në vendtakim botëror me mbi 1000 pjesëmarrës nga mbi 45 shtete nga të gjitha kontinentet, për të trajtuar rëndësinë jetike të mbrojtjes së fëmijëve që janë viktimat më të pafajshme dhe më të prekura nga pasojat e luftërave,” ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se ky organizim pason përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës për të ngritur vetëdijen globale mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në zonat e konfliktit dhe për të shërbyer si zë i fuqishëm për mbrojtjen e tyre në arenën ndërkombëtare. /Gazeta Enigma/

Related Articles