Mbrojtja kundërshton pranimin e disa dokumenteve në prova me arsyetimin se nuk është vërtetuar autenticiteti i tyre

Mbrojtja kundërshton pranimin e disa dokumenteve në prova me arsyetimin se nuk është vërtetuar autenticiteti i tyre

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 52-të në seancën gjyqësore në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, u trajtua kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për pranimin në prova materiale të disa dokumenteve gjyqësore që pretendohet se janë vënë në dispozicion nga autoritetet serbe.

Këto dokumente u kundërshtuan nga mbrojtja e të akuzuarve për shkak që sipas tyre nuk është vërtetuar autenticiteti i tyre dhe mund të jenë të fabrikuara.

Fillimisht ishte kërkesë e trupit gjykues që të dihet se nga kanë ardhur këto dy dokumente, si u bënë pjesë e ZPS-së dhe se a kishte ndonjë person që mund të flas lidhur me këto dokumente.

“Sa i takon autenticitetit të dokumenteve, dokumentin ZPS-së ia ka dhënë TPNJ-ja dhe UNMIKU. Dokumentet fillimisht i kanë vënë në dispozicion autoritetet serbe të cilat i kishin sekuestruar në bazat e UÇK-së gjatë luftës. Në lidhje me këtë i mbështesim deklaratën e hetuesit të TPNJ-së të depozituar në çështjen Haradinaj që janë parashtrime të prokurorisë sa i takon zingjirit të kujdestarisë së provave informative të paraqitura nga Bislim Zyrapi të viti 2007. Duke qenë se janë të mjaftueshme sa i takon besueshmërisë, ZPS-ja nuk synon që të thërras dëshmitarë që të flas sa i takon origjinës së këtyre dokumenteve edhe pse ka dëshmitarë që kanë folur për sekuestrime të UÇK-së nga disa forca, kjo tregon që është një dokumentacion i asokohshëm që flet për mbledhje të UÇK-së dhe operacione të asokohshme të ndalimit të dëshmitarëve”, tha prokurorja.

Ajo tha se nëse ngrihen pretendime sa i takon autenticitetit, trupi gjykues mund të vendos pastaj se çfarë peshe të iu jep këtyre provave në kuadër të dokumentacionit gjyqësor.

“Por, në përgjithësi autenticiteti, lidhja, vlera provuese e këtij dokumenti nuk mund të shihet si i izoluar por në dritën e të gjitha provave. Kur shohim që ka dokumente të njëkohshme që flasin për bashkëpunimin vlera e përbashkëta është më e madhe se dokumentet e veçanta në zona të veçanta. Për të marrë provë të plotë të autenticiteti të një dokumenti si parakusht për pranueshmërinë në prova gjyqësore do të ishte sikur të kërkonim një standard shumë më të fortë nga ai që parashikohet në rregullore dhe Jurisprudencë që parasheh dëshminë prima-facie. Kur ngrihen pretendime sa i takon autenticitetit, trupi gjykues mund t’i pranojë dokumentet dhe pastaj mund të vendosë vetë se çfarë peshe të iu jap në kuadër të dokumentacionit të gjyqit në përgjithësi”, tha prokurorja, raporton Betimi për Drejtësi.

Related Articles