Më t’u mbyllur xhiroja e nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, është mbyllur edhe faza e parë e kampionatit.
Skuadra nga Gjilani, Drita, është liderë me 21 pikë të mbledhura në këtë fazë, duke e lënë prapa Ballkanin e cila ka grumbulluar 18 pikë, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, raporton Gazeta Enigma.
Mbrojtjen më të mirë e ka skuadra e Ballkanit. Kampionët kanë pranuar vetëm katër gola në shtatë ndeshje sa kanë luajtur.
Malisheva është ekipi i cili ka pranuar më së shumti gola, 19 sosh.
Më poshtë e gjeni renditjen:
- Ballkani 4 gola të pranuar
 - Drita 7 gola të pranuar
 - Prishtina 8 gola të pranuar
 - Gjilani 11 gola të pranuar
 - Drenica 12 gola të pranuar
 - Llapi 12 gola të pranuar
 - Trepça ’89 13 gola të pranuar
 - Dukagjini 13 gola të pranuar
 - Ferizaj 16 gola të pranuar
 - Malisheva 19 gola të pranuar
 
/GAZETA ENIGMA/
