Hapet spitali COVID 3 me 150 shtretër. Rritja e numrit të të infektuarve dhe shtrimeve në spital ka sjellë ezaurim të shtretërve në Spitalin Infektiv COVID 1.
“Hapja e COVID 3 erdhi si rezultat i rritjes së numrit të shtruarve në spitalin COVID 1. Është bërë gati me stafin mjekësor dhe infrastrukturën e duhur”.
Të shtunën aty janë zhvendosur pacientët e parë të cilët po trajtohen për pasojat post COVID.
“Janë 7-8 pacientë të cilët e kanë kaluar atë stadin kritik të COVID dhe janë në gjendje më të mirë. Do të vijojnë të ndiqen tek COVID 3”.
Prej tre javësh, Shqipëria po regjistron shifra të larta infektimesh nga COVID, 10-fish më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Autoritetet thonë se vala e 4 e COVID ka ardhur më herët se vjeshtë-dimri. Fatmirësisht numri i viktimave mbetet më i ulët se në 2020./TV Klan