“Mbylle, hesht” – Guardiola sqaron “sherrin” me De Bruyne

“Mbylle, hesht” – Guardiola sqaron “sherrin” me De Bruyne

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është deklaruar për herë të parë për fjalosjen që e kishte me futbollistin e tij, Kevin De Bruyne në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Guardiola e De Bruyne u panë të tenisonuar në një moment në ndeshjen ndaj Real Madridit, ku mesfushori belg i ishte kthyer me tone të larta teknikut spanjoll duke i thënë ta mbyll gojën.

Në një prononcim sot, Guardiola është deklaruar për herë të parë rreth atij momenti, që video e saj ka bërë xhiron e botës.

“Kevin De Bruyne dhe unë i bërtasim njëri-tjetrit. E dua këtë energji mes nesh. Nuk është hera e parë që ndodhi ajo në ndeshjen ndaj Real Madridit. Nuk shihet nga ju, por ai më bërtet mua sidomos në stërvitje”, ka thënë Guardiola.

Manchester City arriti ta eliminonte Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi shënoi fitore me rezultat të përgjithshëm 5:1 nga të dyja ndeshjet.

Në finalen e madhe, City do të takohet me skuadrën e Interit. Kjo është hera e dytë që City ndodhet në finale të Ligës së Kampionëve.

Related Articles