Këto rrugë janë të mbyllura për trafik, sipas Zyrës Federale të Rrugëve, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Nëse do të shkoni në male në të ardhmen e afërt, planifikoni si t’i shmangni rrugët me lartësi të madhe, transmeton albinfo.ch.
Ndër kalimet e përdorura shpesh, këto tani janë të mbyllura për trafik, sipas Zyrës Federale të Rrugëve:
Kalimi Gotthard, midis Urit dhe Ticino
San Bernardino, midis Graubünden dhe Ticino
Nufefen, Valais – Ticino
Splügen, midis Gaubünden dhe Italisë
Grimsel, që lidh Valais me kantonin e Bernës
Furka, midis Valais dhe Urit
Susten, midis Urit dhe Bernës
Kalimet e tjera, duke përfshirë Simplon (Valais – Itali) dhe Bernina (Graubünden), mbeten të hapura, por ato janë të mbuluara me borë./Gazeta Enigma/