Egzon Shala në mbyllje të ceremonisë zyrtare Tokio 2020, i cili ka parakaluar duke mbajtur simbolet e Kosovës në duarë, krahas anëtarëve tjerë të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Delegacioni i Kosovës ballëlartë parakalon, në krye me mundësin Egzon Shala. Kjo pasi Kosova merr pjesë për herë të tretë, pas pranimit zyrtar në Komitetin Olimpik Botërorë, ndërsa dy herët e fundit madje ka fituar tri medalje të arta në xhudo, një në Rio de Janeiro – Majlinda Kelmendi, dhe dy në Tokio 2020 nga Distria Krasniqi e Nora Gjakova, duke e renditur në këtë mënyrë shtetin e Kosovës në piedestalin më të lartë, krahas shumë shteteve me traditë sportive.