Para pak çastesh kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e kthimit në Ligën e Kampionëve, të vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Manchester City e mbylli pjesën e parë me tre gola epërsi, 3:0, ndaj Leipzigut.
Autor i të tre golave ishte Erling Haaland, i cili shënoi në minutat 22’, 24’ dhe 45+2’.
Man City po udhëheq me rezultatin e përgjithshëm 4:1.
Në ndeshjen tjetër, mes Portos dhe Interit, nuk pati gola në 45 minutat e parë.
Rezultati 0:0 dërgon tutje “Nerazzurrët”, falë fitores së tyre 1:0 në ndeshjen e parë.