Janë mbyllur pjesët e para në dy përballjet e kthimit në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë në kryendeshjen e mbrëmjes në “Anfield” mes Liverpoolit dhe Interit është mbyllur baras pa gola 0-0.
Në bazë të statistikave, Liverpooli ishte skuadër më kërkues, krahas italianëve nga qyteti i modës.
Kujtojmë se ndeshja e parë në Milano ishte mbyllur 0-2 në favor të gjigantit anglez i cili me këtë rezultat ndodhet në çerekfinale.
Ndërsa në Angli nuk pati gola, në takimin tjetër ndërmjet Bayern Munichut dhe Salzburgut ka prodhuar katër gola në 45 minutat e para.
“Bavarezët” po avancojnë 4:0 kundër skuadrës austriake në “Allianz Arena”.
Robert Lewandowski në minutat 12-të, 21-të dhe 23-të kompletoi “het-trikun”, kurse me një gol kontribuoi Gnabry në minutën e 31-të të takimit.