Janë mbyllur pjesët e para në tri takimet përmbyllëse të javës së 17-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi dhe Gjilani po barazojnë pa gola 0:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Drita në takimin tjetër kundër Malishevës ka avancuar 1:0 pas 45 minutave të para me golin e Besnik Krasniqit nga penalltia.
Me rezultat të barabartë 0:0 është mbyllur fraksioni i parë edhe në përballjen mes Ballkanit dhe Ferizajt.