Janë mbyllur 45 minutat e para në tri ndeshjet e javës së 24-të në Superligën e Kosovës.
Drenica dhe Trepça ’89 janë duke barazuar 1 me 1, në një ndeshje tejet interesante në stadiumin “Bajram Aliu”.
Golat në këtë sfidë i shënuan: Maranhao (6’të) dhe Lushtaku (autogol 32’të).
Edhe ndeshja tjetër mes Ferizaj dhe Llapit momentalisht është baraz 1 me 1, e cila po zhvillohet në stadiumin me bari sintetik.
Kurse ndeshja mes Malishevës dhe Dukagjinit është 0 me 1 në të mirë të mysafirëve. Golin në minutën e 44’të e shënoi Khomutov.