Është mbyllur pjesa e parë në sfidën kryesore të xhiros ndërmjet Llapit dhe Ballkanit.
Ballkanin e ndajnë edhe 45 minuta drejt titullit të kampionit për herë të parë në histori të klubit.
Suharekasit kanë mbyllur fraksionin e parë të loëjs në avantazh 0:1 kundër Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevvë.
Ermal Krasniqi është autor i golit të epërsisë për “portokallezinjtë” në minutën e 15-të.
Ishte Meriton Korenica i cili goditi nga distanca, me topin që nuk u ndal mirë nga portieri Avdyli dhe që shkoi në këmbët e Krasniqit që e dërgoi në rrjetë.
E në dy takimet tjera përmbyllëse të javës së 32-të në Superligë Drita – Drenica dhe Feronikeli – Malisheva nuk ka gola pas 45 minutave të para.