Mbyllen shkollat në Shqipëri

Mbyllen shkollat në Shqipëri

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evisa Kushi, ka njoftuar se është marrë vendimi që të mbyllen shkollat.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si Shqipëria.

“Madje në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius, thuhet në njoftimin e ministres.

“Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore”, ka shkruar ministrja. /Gazeta Enigma/.

Related Articles