Mbyllet kryeqyteti i Koresë së Veriut shkaku i “një sëmundje të papërcaktuar”

Mbyllet kryeqyteti i Koresë së Veriut shkaku i “një sëmundje të papërcaktuar”

Autoritetet në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenian, urdhëruan një bllokim pesë-ditor për shkak të rritjes së rasteve të “një sëmundjeje të papërcaktuar të frymëmarrjes”, raportoi të mërkurën NK News me bazë në Seul.

Njoftimi nuk përmendte COVID-19, por ka thënë se banorët e qytetit duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri të dielën dhe t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës disa herë në ditë.

Të martën, u raportua se banorët e Phenianit po grumbullonin mallra në pritje të masave më të ashpra. Nuk dihet nëse zona të tjera të Koresë së Veriut kanë vendosur kufizime të reja.

Koreja e Veriut fillimisht e “njohu” COVID-19 në vitin 2022, por deri në gusht kishte shpallur fitoren ndaj virusit. Regjimi sekret nuk ka konfirmuar asnjëherë se sa njerëz janë infektuar me virus, me sa duket për shkak të mungesës së fondeve për të kryer testime të mëdha.

Në vend të kësaj, ata raportuan numrin ditor të pacientëve me ethe, i cili u rrit në 4.77 milionë në një popullsi prej rreth 25 milionë. Por nuk ka raportuar raste të tilla që nga 29 korriku. Media shtetërore vazhdoi të raportonte për masat anti-pandemike për të luftuar sëmundjet e frymëmarrjes, përfshirë gripin.

Related Articles