Në kuadër të përgatitjeve që po i zhvillon SC Gjilani ka zhvilluar sot ndeshjen e radhës miqësore -përgatitore, duke shënuar fitore me rezultat 3:1 kundër Skënderbeut të Korçës, shkruan Gazeta Enignma.
Karakteristikë e këtij takimi miqësor është se Korçarët kanë udhëhequr në pjesën e parë me golin e shënuar në minutën 28, ndërsa serinë prej tre golave SC Gjilani e ka konkretizuar në gjysmëlojën e dytë, gjegjësisht në minutat 54′, 77 e 84′.
Kjo ishte ndeshja e tretë përgatitore e SC Gjilani, në kuadër të përgatitjeve qw po i zhvillon në Strugë, ndërsa dje ka pasur një tjetër takim mjaft interesant me skuadrën e famshme nga Maqedoni e Veriut, Rabodniçki nga Shkupi, e cila është mbyllë me barazim pa gola./Gazeta Enigma/