Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Prishtrina – Ferencvarosh, pa gola

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Prishtrina – Ferencvarosh, pa gola

Pjesa e parë e ndeshjes së kthimit në kuadër të kualifikimeve për Champions League, në mes të FC Prtishtina – Ferencvarosh (Hungari) është mbyllur pa gola, me disa gjysmëraste shënimi, me nje gol të anuluar të Prishtinës për shkak të pozitës jashtë loje, me lojë kryesisht në mesin e terrenit, por pa aksione të koordinuara sa e si duhet nga dy skuadrat.

Disa tentime të FC Prishtina, e cila sfidës i ka hyrë me disavantazhin e thellë (0:3), skuadra e strategut Ramadani, me Kryeziun e Oto John në repartin ofansiv, kanë qenë tërë ajo cka është pa në pjesën e parë.

Për të mbyllur këtë sfidë me sukses, FC Prishtina duhet të shënoj së paku tre gola, për të siguruar vazhdimet, ndërsa nuk duhet të pësoj asnjë gol.

Se cili do të ejtë epilogu përfundimtar dhe cila skuadër do të siguroj vazhdimin e aventurave kualifikuese në Champions League, mbetet të shihet në pjesën e dytë, porse, sic qëndrojnë gjërat, Prishtina është shumë larg përmbushjes së këtij objektivi, që do të ishte sukses absolut i saj.

Related Articles