Është mbyllur pjesa e parë në një nga kryendeshjet e kësaj jave në kampionatin elitar të Kosovës në futboll.
Llapi ka shkuar në pushim duke avancuar 1:0 ndaj Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ishte mbrojtësi i Dritës, Prince Balde që ia dhuroi epërsinë vendasve në minutën e 11-të kur realizoi autogol.
Balde devijoi goditjen e Amadus, duke bërë që topi të përfundonte në kuadratin e portës së Faton Malokut.
Kjo sfidë është e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kujtojmë se Llapi dhe Drita do të përballen edhe më 21 maj në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.