MD-ja ka aprovuar rreth 1.5 milionë euro për të akuzuarit në Hagë, më së shumti për Gucatin

MD-ja ka aprovuar rreth 1.5 milionë euro për të akuzuarit në Hagë, më së shumti për Gucatin

Rreth 1 milion e gjysmë euro detyrime financiare ka marrë Ministria e Drejtësisë për mbrojtjen ligjore të të akuzuarve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Një javë pas vendimit për deklasifikimin e pagesave, Ministria e Drejtësisë ka dërguar të dhënat për këto pagesa te mediat të cilat kishin kërkuar qasje në to.

Në listën e pagesave janë 7 kosovarët e akuzuar që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Më së shumti para janë aprovuar për mbrojtjen e kreut të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, gjithsej 315.150 euro, e më së paku para për mbrojte nga të akuzuarit deri tani ka përfituar ish-kryekuvendari, Kadri Veseli.

Sipas këtyre të dhënave, avokatit Ben Emmerson që e përfaqëson Veselin, në muajin mars të këtij viti i është aprovuar një fletëpagesë në vlerë të 31 mijë euro.

Prej 1 milionë e gjysmë euro të aprovuara, që nga nëntori i vitit të kaluar janë ekzekutuar vetëm rreth 400 mijë euro për mbrojtjen e 7 të akuzuarve, ndërsa pjesa tjetër është ende obligim.

Related Articles