Më 25 gusht komuna bllokon një rrugë në Prishtinë, kjo është arsyeja

Më 25 gusht komuna bllokon një rrugë në Prishtinë, kjo është arsyeja

Komuna e Prishtinës më 25 gusht të këtij viti do ta mbyllë rrugën ”Edit Durham”, përball “Kino Armata”.

Kjo për shkak se Ambasada Gjermane do ta shënojë një aktivitet me qëllim shënimin e Ditës së Ukrainës.

”Ju njoftojmë që me datë 25 Gusht 2023, do të mbyllet rruga “Edit Durham”, përballë “Kino Armata” me qëllim të shënimit të Ditës Kombëtare të Ukrainës, aktivitet i organizuar nga Ambasada Gjermane”, thuhet në njoftim e Komunës së Prishtinës.

Që nga 24 shkurti i vitit 2022, Rusia ka nisur përpjekjen për ta pushtuar Ukrainën, por ka hasur në rezistencë të Ukrainës.

Related Articles