Ballkani mposht Linclonin dhe kualifikohet në play – off të Ligës së Konferencës

Ballkani mposht Linclonin dhe kualifikohet në play – off të Ligës së Konferencës

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 1-3 ndaj Lincoln Red Imps në ndeshjen e kthimit për t’u kualifikuar në play – off me rezultat të përgjithshëm 5-1, raporton Gazeta Enigma.

Meriton Korenica shënoi për 0-1 në minutën e 48-të.

Për 0-2 shënoi kapiteni Edvin Kuc në minutën e 64-të.

Vendasit e ngushtuan epërsinë me Juampe në minutën e 66-të.

Për rezultatin 1-3 shënoi Qëndrim Zyba në sekondat e fundit të ndeshjes.

Ballkani pas kësaj fitoreje kualifikohet në play – off të Ligës së Konferencës për të dytin vit radhazi.

Skuadra suharekase në play – off do të takohet me humbësin e ndeshjes Sherif Tiraspol – Bate Borisov, përcjellë Gazeta Enigma.

Nëse Ballkani e mposht edhe njërën prej këtyre dy skuadrave atëherë i siguron grupet në këtë garë.

Related Articles