Me 260 mijë nënshkrime, zviceranët kundërshtojnë testet me pagesë

Me 260 mijë nënshkrime, zviceranët kundërshtojnë testet me pagesë

“Të gjithë duhet të kenë të njëjtat të drejta themelore. Pra, testimi dhe vaksinimi ose duhet të qëndrojnë falas ose të dyja duhet të paguhen”

Mbi 260,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion që bën thirrje për vazhdimin e testeve falas për COVID.

Iniciatorja, Maja Balmer i ka dorëzuar sot nënshkrimet në Kancelarinë Federale, raporton srf.ch.

Në të, së bashku me 261,590 njerëz, ajo i bën thirrje Këshillit Federal të vazhdojë ofrimin e testeve të koronës për të marrë certifikatën COVID falas, “po aq falas sa janë vaksinimet”, transmeton albinfo.ch.

Në këtë mënyrë, detyrimi i ri për certifikatë do të ishte i pranueshëm dhe mund të shmanget një shoqëri me dy nivele.

Ajo nuk është në thelb kundër masave në luftën kundër virusit korona, por shqetësohet me trajtimin e pabarabartë të njerëzve në Zvicër.

“Të gjithë duhet të kenë të njëjtat të drejta themelore. Pra, testimi dhe vaksinimi ose duhet të qëndrojnë falas ose të dyja duhet të paguhen”, është shprehur Balmer.

Related Articles