“Më falni, nuk e kemi këtë lloj”, nga nesër vetëm një mbushës për telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

“Më falni, nuk e kemi këtë lloj”, nga nesër vetëm një mbushës për telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Komisioni Evropian në kumtesën e sotme ka rikujtuar se nga viti 2024 të gjithë telefonat, tabletët dhe foto-aparatet në BE duhet të kenë të njëjtin mbushës.



USB-C, i njohur si porti USB Type-C do të jetë standard, që do të thotë se prodhuesit duhet t’i prodhojnë produktet e tyre me kërkesat e reja të BE-së.

Ky vendim ishte marrë një vit më parë, kurse nga BE-ja së fundmi kanë njoftuar se me këtë veprim obligohen të gjithë prodhuesit të kenë një mbushës.

“Pritjes po i vjen fundi. Nga viti 2024, USB-C do të jetë standard për të gjithë pajisjet elektronike në BE. Nga ky moment më nuk do të dëgjojmë, ‘më falni, nuk e kemi këtë lloj të kabllos”, ka njoftuar Komisioni Evropian.

Rregullat e reja kanë për qëllim zvogëlimin e nevojës për blerje të mbushësve të ndryshëm për çdo pajisje, që do të kursej para, kohë dhe do të kontribuoj në zvogëlimin e mbetjeve elektronike.

Related Articles