Me ftesën e ushtrisë amerikane, FSK merr pjesë në ushtrimin “Saber Junction 25”

Me ftesën e ushtrisë amerikane, FSK merr pjesë në ushtrimin “Saber Junction 25”

Me ftesën e ushtrisë Amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent i është bashkuar ushtrive partnere të ShBA-së, në ushtrimit fushor “Saber Junction 25” në Hohenfels të Republikës së Gjermanisë.

Ushtrimi është i dizajnuar që të testoj dhe vlerësoi gatishmërinë e njësive luftarake të ekipeve luftarake të Brigadës së Këmbësorisë dhe njësive tjera si pjesë e rotacionit për misionin e KFOR-it në Kosovë.

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me një Kompani të Këmbësorisë dhe një skuadër të Materieve të Rrezikshme ( CBRN) me qëllim demonstrimin e profesionalizimit dhe ndërveprueshmërinë me vendet partnere.

Related Articles