Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura mëngjesin e së martës ka dhënë një lajm mjaft të mirë.
Ai njoftoi se kanë marrë vendim për lejën ndërtimore, me qëllim të ndërtimit të Shkollës Profesionale të fëmijëve me aftësi të kufizuara, që është parcela afër Shkollës “Ahmet Delia”.
Njoftimi i plotë:
Ditë të mbarë për të gjithë ju, me lajmin më të mirë të javës:
Në përputhje të plotë me Planin Rregullativ Urban, i cili përcakton destinimin e pronës, dhe funksionin e objekteve ndërtimore, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me donatorin dhe Handikosin në Skenderaj, kemi marrë vendim për lejën ndërtimore, me qëllim të ndërtimit të Shkollës Profesionale të fëmijëve me aftësi të kufizuara, që është parcela afër Shkollës “Ahmet Delia”./Gazeta Enigma/