Dy të lënduar në një aksident në Pejë

Dy të lënduar në një aksident në Pejë

Dy persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e së martes në rrugën “Beteja e Koshares” në Pejë.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Kështu bëri të ditur për Gazetën “Enigma”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova./Gazeta “Enigma”/

Related Articles