Realizimi i projektit për ndërtimin dhe ri-konfigurimin e Stadiumit të Qytetit në Gjilan, sipas standardeve të UEFA-s, duket se më në fund do të fillojë.
Kjo pasi që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e operatorit ekonomik “Raf II” SHPK, lidhur me aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e këtij stadiumi.
Paneli shqyrtues ka vendosur që të mbetet në fuqi vendimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për dhënien e kontratës.
Ndërkohë, ankesa e operatorit tjetër “Conex” L.L.C. është aprovuar pjesërisht, por pa ndikuar në rezultatin përfundimtar të prokurimit.
Renovimi i Stadiumit të Qytetit ua ka “zgjatur veshët” dy tifozërive – “Skifterave” dhe “Intelektualëve”, pasi që disa herë OSHP-ja e kishte kthyer projektin në pikën zero.