“Më nxirr dhe unë do të bëj çfarë të duash, do të jem shërbëtori yt”

“Më nxirr dhe unë do të bëj çfarë të duash, do të jem shërbëtori yt”

Turqia dhe Siria kanë përjetuar ndër tërmetet më të fuqishme në historinë e tyre.

Tërmeti me magnitudë 7.8 shkallësh të Rihterit ka goditur shtetin turk dhe sirian duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale.

Ekipet e shumta të kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në rajone të ndryshme që janë goditur në shtetin sirian.

Pamjet e një vajze duke mbrojtur vëllain nën gërmadhat e një ndërtese po qarkullojnë së fundi në rrjetet sociale.

“Më nxirr dhe unë do të bëj çfarë të duash, do të jem shërbëtori yt”, dëgjohet duke i thënë fëmija një pjesëtarit të kërkim-shpëtimit.

Theksojmë se shumë vende kanë dërguar tashmë ndihma të shumta në dyja vendet e prekura prej tërmeteve.

Ndryshe, Siria deri më tani ka raportuar 1,450 viktima dhe mijëra të lënduar.

VIDEO:


Related Articles