Tri familje nga Kosova dhe një ekip i mundjes ishin në zonën e tërmetit në Turqi

Tri familje nga Kosova dhe një ekip i mundjes ishin në zonën e tërmetit në Turqi

Tri familje nga Kosova, janë identifikuar se ishin pjesë e zonës së prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ku nga ky dikaster thanë se veç tyre në po atë zonë, ishte edhe një ekip i mundësve kosovarë.

”Me qytetarët që kanë qenë atje në kohën e tërmetit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është në komunikim dhe e gatshme për t’i ndihmuar për kthim në Kosovë, apo në ndonjë formë tjetër”, deklaruan shkurtimisht nga MPJD-ja.

Këto familje, ishin duke qëndruar në zonën e cila u godit rëndë nga tërmeti me magnitudë 7.8, mëngjesin e hershëm të gjashtë shkurtit.

Related Articles