Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, foli për protestën e së shtunës, e thirrur nga kjo parti.
Ajo u shpreh se thirrja kryesore e kësaj proteste është dorëheqja e kryeministrit, Albin Kurti.
“Protesta e së shtunës, e thirrur nga ne, pra e datës 25 mars në ora 14:00, thirrja kryesore e protestës është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti”.
“Këtë e kemi shoqëruar edhe aksione simbolike gjithë këtë kohë, duke marrë parasysh që dy vjet, nga qershori 2021, prej dokumentit të Catherine Ashton e tutje, kemi thënë se po shkojmë rrugës së Asociacionit, e deri tek fakti që kryeministri Kurti është mandatuar dhe i ka fituar votat duke e kundërshtuar këtë marrëveshje”, u shpreh ajo.
Tutje, Kuçi u shpreh se Kurti duhet të kthehet tek populli dhe t’i pyes ata a e duan këtë marrëveshje, përcjell Klankosova.tv.
“Ne mendojmë që nëse dëshiron ta mandatojë dhe ta zbatojë këtë marrëveshje edhe njëherë duhet të kthehet tek populli dhe t’i pyes ata nëse do ta votonin për këtë marrëveshje”, tha tutje ajo në KlanKosova.