Më shumë se 4 miliardë doza vaksina Covid-19 në të gjithë botën, kryeson ky shtet

Më shumë se 4 miliardë doza vaksina Covid-19 në të gjithë botën, kryeson ky shtet

Më shumë se 4 miliardë doza të vaksinave Covid-19 janë injektuar në të gjithë botën, ndërsa lista e vendeve më të vaksinuar kryesohet nga Kina. Ndërkaq, Izraeli ka filluar administrimin e dozave të treta të vaksinave të Covid-19 për personat mbi 60-vjeç, të cilët kanë marrë dy dozat e para të Pfizer, të paktën pesë muaj më parë.

Vaksinat kundër Covid-19 në të gjithë botën i kanë tejkaluar 4 miliardë 104 milionë doza.

Sipas faqes “Ourworldindata.org”, ku janë përpiluar të dhënat e vaksinës Covid-19, Kina është vendi me më shumë vaksina në planet, me 1 miliardë 640 milion doza, e ndjekur nga India me mbi 461 milionë.

Ndërkohë Izraeli ka filluar administrimin e dozave të treta të vaksinave të Covid-19 për personat mbi 60 vjeç, të cilët kanë marrë dy dozat e para të Pfizer, të paktën pesë muaj më parë.

Presidenti Isaac Herzog, i cili mbush 61-vjeç në shtator, ishte i pari që mori dozën e tretë.

Kjo vjen pas një rritje të infeksioneve në Izrael dhe shqetësimit në shumë vende për Delta, i cili përhapet shumë shpejt.

Kryeministri Naftali Bennett tha se kjo shtytje është duke u nisur për t’u kujdesur për të moshuarit në vend.

Varianti më i ngjitshëm u vërejt së pari në Indi. Tashmë është paraqitur në 132 territore dhe është pjesërisht fajtor për rritje prej 80 për qind të vdekjeve nga koronavirusi në Afrikë në katër javët e fundit, sipas OBSH-së.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten Varianti Delta i Covid-19 është një paralajmërim për botën për të shtypur virusin shpejt para se të pësojë mutacione sërish për t’u shndërruar në diçka edhe më të keqe.

Kina – 1 miliardë 640 milion doza

India – 461 milion 518 mijë

SHBA – 344 milion 930 mijë

Brazili – 140 milionë 170 mijë

Related Articles