Më shumë se dy dekada në kërkim të të zhdukurve, nesër vizitohet varri masiv në Kalludër

Më shumë se dy dekada në kërkim të të zhdukurve, nesër vizitohet varri masiv në Kalludër

Policia e Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, do të zhvillojnë më neser një vizitë në lokacionin e varrit masiv në Kalludër të Komunës së Zubin Potokut.

Vizita organizohet me rastin e 30 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e zhdukjeve me forcë dhe për të shprehur solidaritetin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj familjeve të personave të zhdukur.

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, do ta zhvillojnë këtë aktivitet së bashku me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur.

Sipas njoftimit të përbashkët, familjet e personave të zhdukur “për më shumë se dy dekada vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe fatin e më të dashurve të tyre.

“Ky aktivitet organizohet në frymën e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe në partneritet me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, duke vlerësuar kontributin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në procesin e kërkimit dhe zbardhjes së fatit të personave të zhdukur”, thuhet në njoftim.

Related Articles