Një grup i vendeve më të vogla i paraqitën Organizatws sw Kombeve të Bashkuara premtime të reja, më ambicioze për klimën këtë javë, duke rritur presionin mbi emetuesit e mëdhenj, përfshirë Kinën, për të bërë të njëjtën gjë përpara një samiti të madh klimatik të OKB-sw në nëntor.
Shefja e klimës e OKB -së Patricia Espinosa tha se që nga e shtuna Kombet e Bashkuara kishin marrë premtime të reja nga 110 vende, nga gati 200 që nënshkruan marrëveshjen e klimës në Paris të vitit 2015, raporton Reuters.
“Wshtw ende larg të qenit i kënaqshëm, pasi vetëm pak më shumë se gjysma e palëve (58 pwrqind) kanë përmbushur afatin përfundimtar,” tha Espinosa në një deklaratë, duke u bërë thirrje të vonuarve të “dyfishojnë përpjekjet e tyre” dhe të bëjnë angazhime më ambicioze për të mbrojtur planeti.
Gjithsej 15 vende – shumica prej tyre të vogla dhe me emetime relativisht të ulëta të dioksidit tw karbonit – dorëzuan premtime të reja këtë javë, përpara afatit të 30 korrikut që ato të numërohen në një raport të OKB –së, përcjell Klankosova.tv.
Ato përfshinin Sri Lankën, Izraelin, Malavi dhe Barbadosin. Malajzia, Nigeria dhe Namibia ishin ndër vendet më të mëdha që paraqitën objektiva më të ashpër të klimës këtë javë.
Me valët vdekjeprurëse të nxehtësisë, përmbytjet dhe zjarret që po ndodhin në të gjithë botën, thirrjet po rriten për veprime urgjente për të zvogëluar emetimet e CO2 që ngrohin planetin.
Por analiza e fundit e Kombeve të Bashkuara për premtimet klimatike të vendeve tha se të marra së bashku, ato ende do të çojnë në ngrohjen globale shumë përtej kufirit prej 1.5 gradë që do të shmangte ndikimet më të këqija të ndryshimit të klimës.
“Unë me të vërtetë shpresoj se vlerësimi i rishikuar i përpjekjeve kolektive do të zbulojë një tablo më pozitive,” tha Espinosa.
Kina – emetuesi më i madh i CO2 në botë – dhe vendet përfshirë Indinë dhe Korenë e Jugut nuk kanë paraqitur akoma premtime të reja për klimën. Ata po përballen me presion të konsiderueshëm ndërkombëtar për ta bërë këtë përpara samitit të Klimës të Kombeve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, emetuesit e dytë dhe të tretë më të mëdhenj në botë, rritën objektivat e tyre muajt e fundit, duke premtuar se do të zvogëlojnë emetimet më shpejt këtë dekadë.
Tina Stege, e dërguara për klimën nga Ishujt Marshall, një ishull pranë Ekuatorit në Oqeanin Paqësor, i cili është shumë i prekshëm nga rritja e nivelit të detit, u bëri thirrje kombeve të pasura që ende nuk i kanë mbajtur premtimet e tyre.
Vendet që humbin afatin për përfshirjen në raportin e Kombeve të Bashkuara ende mund të paraqesin premtime të reja para samitit në Nëntor, deri në atë kohë çdo vend pritet të paraqesë një zotim të ri.