Doktoresha e QKMF-së në Prishtinë, Drita Peqani, ka thënë se kategoria më e prekur nga gripi sezonal janë fëmijët e moshës 6 deri 17 vjeç, ndërsa më të rrezikuarit janë ata me sëmundje kronike dhe respiratorë.
“Numri më i madh i pacientëve është fëmijë shkollor, ku mosha më e prekur është 6 deri 17 vjeç, mirëpo më të rrezikuar janë të sëmurët kronik si ata me sëmundje respiratore (sistemit të frymëmarrjes kardiovaskulare, zemrës, diabetit, sëmundje reumatizmale, të veshkave”, tha ajo.
Peqani shtoi se simtomatologjia e COVID-19 dhe gripit sezonal është shumë e ngjashme.
“Shpeshherë sfidohemi gjatë diagnostikimi në mes të gripit sezonal dhe Covid19 pasi simptomatologjia është shumë e ngjashme përpos humbja e të nuhaturit dhe shijes te Covid19, nëse kemi dilema pacientët po i testojmë për Sars covid 19”, tha Peqani.
Për situatën me gripin sezonal, infektologët kosovarë bëjnë apel që të vaksinohen moshat më të rrezikuara./Gazeta Enigma/.