Kurti në takim me Von der Leyen, flasin për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave

Kurti në takim me Von der Leyen, flasin për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave

Pas takimit të katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës, kryeministri Albin Kurti është pritur në takim nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, kryeministri i ka shprehur mirënjohjem e QEverisë Von der Leyen për mbështetjen që Bashkimi Europian ka dhënë për zhvillimin e vendit.

Gjithashtu, Kurti e njoftoi për reformat e ndërmarra në drejtësi, për angazhimet e Qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, luftën e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, si dhe reformat kyçe për zhvillim dhe përafrim me Bashkimin Europian. Ai e njoftoi presidenten e Komisionit Europian për rritjen ekonomike, rritjen e eksportit, të të hyrave tatimore dhe investimeve direkte në Kosovë.

Biseda u fokusua në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian, domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe bashkëpunimin në mes të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit.​ /Gazeta Enigma/.

Related Articles