Mediumi prestigjioz amerikan ‘Bloomberg’ ka shkruar për krizën energjetike në Evropë, si dhe e ka ndërlidhur thellimin e saj me reduktimet e rrymës që po bëhen në Kosovë.
“Vendi ballkanik, një nga vendet më të varfëra të Evropës, do të prezantojë reduktime dy-orëshe për shumicën e konsumatorëve nga e enjtja”, thuhet në artikullin e Bloomberg-ut.
Siç shkruan mediumi, sfidat me furnizim të energjisë elektrike në Evropë kanë filluar që prej se Serbia u detyrua të ndërprejë energjinë elektrike për disa konsumatorë dy javë më parë, si dhe operatori i rrjetit britanik në fillim të këtij muaji lëshoi paralajmërim për krizë me furnizim.
“Sistemi energjetik i Kosovës është “i mbingarkuar”, sipas ndërmarrjes KEDS, e cila bëri thirrje për “kursim maksimal të energjisë””, shkruan më tej prestigjiozja amerikane.
“Mosfunksionimi i njësisë në termocentralin kryesor të Kosovës me qymyr komponoi mungesat e zakonshme të dimrit të energjisë elektrike, duke kërkuar importe “jashtëzakonisht të kushtueshme”, u tha gazetarëve në kryeqytetin Prishtinë javën e kaluar ministri i Ekonomisë Artane Rizvanolli. Prodhimi lokal i energjisë tani mbulon më pak se një të tretën e konsumit”, thuhet më tej në artikull.
Konsumatorët duhet të përdorin energjinë elektrike në mënyrën më racionale duke pasur parasysh “prodhimin e pamjaftueshëm për të mbuluar konsumin dhe krizën globale të energjisë”./Gazeta Enigma/