Mediumi kroat e quan turpërim humbjen e Dinamos

Mediumi kroat e quan turpërim humbjen e Dinamos

Pas fitores së Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit, menjëherë kanë ardhur edhe reagimet e mediumeve kroate. Humbjen në Prishtinë, ato e kanë vlerësuar si turpërim ndërsa Dinamon e kanë kritikuar për lojën e dobët dhe faktin që nuk regjistroi pothuajse asnjë gjuajtje në portë.

“Turpërim në Kosovë: Dinamo pa asnjë plumb të gjuajtur humbi nga Ballkani në Ligën e Konferencës”, ka shkruar sajti “24sata.hr”. Madje, ky sajt ka shkruar edhe më larg, duke thënë se Ballkani as për së afërmi nuk e vërtetoi statusin e favoritit që e kishte para ndeshjes. Fitoren e Ballkanit, e ka vlerësuar si të madhe. “Dinamo ishte favorit i madh në Prishtinë, por nuk e justifikoi atë status në fushë. Ballkani kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë, ndërsa Dinamo nuk gjeti se si të përgjigjej dhe kampioni i Kosovës më vonë konfirmoi fitoren e madhe”, ka vazhduar sajti kroat. Almir Kryeziu (44’) dhe Walid Hamidi (84’), shënuan golat për Ballkanin që triumfoi me rezultatin 2:0.

Related Articles