Trajneri Andre Breitenreiter është një kandidat serioz për ta drejtuar kombëtaren e Kosovës, raporton mediumi zviceran “20min”.
Ish trajneri i Zurichut raportohet të jetë takuar me krerët e FFK-së, ndërsa do të mbajë një tjetër takim në ditët në vijim.
Breitenreiter tani është agjent i lirë, që kur u shkarkua nga klubi gjerman Hoffenheim në muajin shkurt.
Suksesi që kishte te Zurichu
Pasi ishte trajner i Paderbornit, Hannover dhe Schalke 03, Breitenreiter iu bashkua Zurichut në vitin 2021 dhe në mënyrë sensacionale e fitoi titullin kampion.
Ai i njeh mjaftë mirë disa nga lojtarët e Kosovës, si Fidan Aliti dhe Mirlind Kryeziun, me të cilët e fitoi titullin.
Kosova ka pasur sukses me një trajner zviceran në të kaluarën, pra me Bernard Challandes që kishim rezultate fantastike për një kohë të gjatë dhe ishim pranë kualifikimit në Kampionatin Evropian.
Megjithatë, nën urdhrat e Alain Giresse dhe Primoz Gliha, “Dardanët” lënë shumë për të dëshiruar duke përfunduar në pozitën e pestë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, ani pse kishim një grup jo të vështirë me kombëtare si Zvicra, Rumania, Izraeli, Bjellorusia dhe Andorra.